Dy kundërshtarë të Realit do të luajnë për Barcelonën

Sport

08352400 08359000
Dy futbollistët e Barcelonës, Gerard Deulofeu dhe Denis Suarez, të huazuar në Sevilla do të mundohen që sonte ta ndalin Real Madridin në Santiago Bernabeu.

Gerard Deulofeu dhe Denis Suarez dëshirojnë t’i ndihmojnë Barcelonës, në paraqitje me Sevillan kundër Real Madridit sonte në Santiago Bernabeu.
Dy futbollistët e gjigantit katalan të huazuar në Sevilla do të jenë në mision të dyfishtë.

Deulofeu dhe Suarez do të mundohen të ndalin ecurinë pozitive të Los Blancos që i kanë ngjitur ata në krye të tabelës në La Ligë, dhe në ndërkohë t’i ndihmojnë skuadrës së tyre amë, që t’i afrohet pozitës së parë pasi aktualisht ka një pikë më pak se Reali, por një ndeshje më shumë të zhvilluar.