NBA, Houston dhe Harden surprizohen nga Utah Jazz

Sport

jazzzz
Utah Jazz kanë bërë surprizën përballë Houston Rockets teksa fituan ndeshjen e dytë ndaj tyre me rezultatin 108-116. Joe Ingles dhe Donovan Mitchell ishin njerëzit që i dhanë këtë sukses skuadrës nga Utah, me të parin që realizoi 27 pikë dhe Mitchell që shënoi 17 pikë dhe shërbeu 11 asiste. Megjithatë, James Harden ishte lojtari më i mirë në parket në këtë takim, me 32 pikë, 11 asiste dhe 6 zotërime të topit nën tabelë, por që gjithësesi nuk mjaftuan për t’i dhënë fitoren Rockets.

rockets
Kështu seria mes këtyre dy skuadrave tashmë barazohet në 1-1 dhe pas kësaj paraqitjeje të Utah, përballja do të ndizet akoma më shumë. Ndeshja e radhës mes tyre do të zhvillohet më 5 maj, ku Jazz do të kenë mbështetjen e publikut të tyre në Salt Lake City.