Ibrahimoviç ndjen mungesën e Mourinhos dhe të lojtarëve të Manchester United

Sport

ibraaaaaaaaaaaaaa
Zlatan Ibrahimoviç po përjeton një “rini të dytë” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa me skuadrën e tij të re, Los Angeles Galaxy, ka arritur të realizojë 3 gola dhe 1 asist në 5 ndeshje të luajtura. Por gjigandi suedez duket se e ka të vështirë të harrojë eksperiencën e tij në Angli me Manchester United. 36-vjeçari me anë të rrjeteve sociale, ka shpërndarë një mesazh për ish-shokët e tij të skuadrës, ku u uron fat “djajve të kuq” për finalen e “FA Cup”, të cilën do ta luajnë më 19 maj përballë Chelseat.

zlatan

Ibra nuk i ka kursyer fjalët e mira as për ish-trajnerin e tij, Jose Mourinho, të cilin e quan si një njeri që di se si fitohet. Sulmuesi 36-vjeçar së fundmi u përball me refuzimin e kombëtares suedeze, që zyrtarisht përjashtoi mundësinë që Ibrahimoviç të jetë pjesë e skuadrës që do të udhetojë drejt Rusisë për botërorin e këtij viti.