Tenis, Federer zgjedh ´Wimbledon´ kundrejt ´Roland Garros´

Sport

federer
Roger Federer do të mungojë edhe në mastersin e “Roland Garros”. Tenisti zvicerian e ka konfirmuar diçka të tillë në një intervistë të dhënë së fundmi, ku shpjegoi edhe mungesën e tij në kompeticionet “Masters” në Barcelonë dhe Monaco. Sa i përket “French Open”, Federer e lidh mospjesëmarrjen e tij me 3 muajt pushim që ai do t’i japë vetes, në mënyrë që të jetë në formën më të mirë për “Wimbledon”-in.  “Tashmë nuk jam 25-vjeç dhe më duhet të kursej energjitë për në ´Wimbledon´. Preferoj më shumë fushat me bar se sa ato me dhé të kuq. Për këtë arsye nuk do të jem pjesë e ´Roland Garros´”.

federer124235
36-vjeçari nga Zvicra gjatë muajit shkurt u bë tenisti me moshën më të madhe në histori që merr vendin e parë të klasifikimit në “ATP”, pozicion të cilin vetëm 1 muaj më pas do t’ia kthente rivalit te tij më të madh, spanjollit Rafael Nadal.  Preferenca e Federer për “Wimbledon” ndaj “Roland Garros” mund të kuptohet qartë nga sukseset e tenistit zvicerian në kompeticionet në fjalë, respektivisht 8 triumfe në turneun britanik dhe vetëm 1 në atë francez.