E dini kush rezulton klubi që shpenzon më shumë për pagat?

Sport

klube
Largimi i Cristiano Ronaldos nga Reali i Madridit, e ka një të mirë për Los Blancos dhe kjo gjë ka të bëjë me lehtësimin e kostos së pagave. Madrilenët kanë humbur kryesimin për sa i përket shumës totale të pagave vjetore duke ia lënë vendin e parë Barcelonës. Vendi i parë i katalanasve mbahet me një shifër të frikshme prej 487 milionë eurosh paga, kundrejt 395 milionë që kanë madrilenët. Sipas një porllogaritjeje të “SwissRamble” Barça po shpenzon rreth 100 milionë euro më shumë se madrilenët për sa i përket organikës. Vitin e kaluar katalanasit shpenzuan 70% të të ardhurave për të shlyer pagat. Për këtë element kampionët e Spanjës kryesojnë listën e klubeve që paguajnë më shumë.

file 20180912 133895 1ir2xf4

United dhe City vijnë pas në listë me 337 dhe 296 milionë, ndërsa PSG, e njohur për shpenzimet kolosale, mban vetëm vendin e pestë me 272 milionë, afërsisht 200 milionë më pak se Barcelona. Por situata duhet thënë se nuk është ndër më optimistet te katalanasit. Largimi i Neymarit reflektoi te abonimet. nga rreth 77 700 abonime shifrat shkuan në 68 mijë sezonin që shkoi me një rënie prej 12 përqind. Barça synon të rindërtojë stadiumin me një projekt prej 600 milionë eurosh që pritet të përfundojë në vitin 2022, me këto balanca të klubit gjërat bëhen të vështira për t’u parashikuar sidomos nëse reklama prej 300 milionësh për të drejtat e emrit nuk arrihet.