Edhe LeBron James kërkon titullin, nën presionin dhe kritikat e tifozëve

Sport

bron nba
Pas zyrtarizimit të lajmit se LeBron James do të luajë në filmin e animuar “Space Jam 2”, janë të shumtë tifozët e Lakers që e shohin me skepticizëm transferimin të “king James” te skuadra kaliforniane. Në fakt marrëdhëniet e 33-vjeçarit me një pjesë të mirë të tifozëve të skuadrës legjendare ka qenë që në fillim të tensionuara. Kjo gjë ka ardhur për shkak të shifrave të pagës së James, apo edhe prej faktit se basketbollisti nënshkroi me Lakers për të përfituar kontrata të majme sponsorizimi. Por ylli i NBA ka vendosur t’u përgjigjet këtyre fjalëve. James mendon se fakti që ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me Lakers është një sinjal se ai respekton zgjedhjen që ka bërë.

240px Lebron wizards 2017 cropped
“Unë jam basketbollist profesionist dhe kam ardhur te Lakers dhe në Los Anxhelos për të luajtur basketboll, për të fituar titullin kampion dhe jo për të bërë aktorin në Hollywood. Kam nënshkruar për 4 vite me Lakers, çfarë duhet të bëj më shumë. Unë jam këtu dhe e di se çfarë do të jap në fushë, më të mirën time. Unë besoj se tifozët e Lakers do ta kuptojnë këtë gjë dhe do të më mbështesin.” Kalimi i LeBron James nga Cleveland tek Los Angeles Lakers ishte transferimi më i rëndësishëm në NBA gjatë kësaj vere. Në Kaliforni, entuziasmi se tashmë do të luftojnë për titull është i madh, por ka ende nga ata që e shohin të vështirë të fitojnë përballë 2 rivalëve më të mëdhenj në ‘Konferencën e Perëndimit’ si Houston Rockets apo Golden State Warriors.