“Trofeu i Champions League nuk është prioriteti kryesor i Chelsea-t në këtë sezon.”; Thomas Tuchel, trajner i Chelsea

Sport

“Ky përballë Atleticos së Madridit është një test mjaft i rëndësishëm për Chelsea-n. Atletico është një skuadër me përvojë në këtë nivel dhe drejtohet nga një trajner me eksperiencë. Shpresojmë që kjo të na bëjë të japim më të mirën tonë, në fushën e lojës, sepse kështu do të arrijmë edhe rezultatin pozitiv. Ne do t’i bëjmë gjërat në bazë të strategjisë me të cilën e kemi përgatitur këtë ndeshje, por presim që edhe ata të na përgjigjen në mënyrën e zakonshme. Mendoj se është e qartë ajo që duhet të presësh kur luan kundër një skuadre si Atleticon: luftë, përvojë dhe një skuadër me menalitetin e duhur fitues. Trofeu i Champions League nuk është prioriteti kryesor i Chelsea-t në këtë sezon. Objektivi është të marrim gjithcka hap pas hapi”.