“Prania e Luis Suarez gjeneron besim të madh te skuadra.”; Diego Simeone, Atlético Madrid

Sport

“Qëllimi ynë është të fitojmë ndaj kundërshtarëve me lojtarë të mëdhenj. Praktikisht, shumica e skuadrave që përballen me ne, e dinë tashmë mënyrën tonë të lojës. Por nuk kemi ndërmend të ndryshojmë. Prania e Luis Suarez gjeneron besim të madh te skuadra. Ai është një golshënues natyral. Përse nuk arrin të shënojnë nëpër sfidat në transfertë? Le ta lëmë këtë përgjigje për ndeshjen në Londër… Sa i takon Chelsea-t mund të them se ka ndryshuar shumë nën drejtimin e Tuchel, i cili është një trajner që shtyn skuadrat për të luajtur mirë. Bëhet fjalë për një ekip të fuqishëm me lojtarë të mëdhenj, ndërsa kanë bërë një investim të fuqishëm financiar. Niveli i 3 portierëve që kanë tregon qartë potencialin e skuadrës. Mbi të gjitha, sulmuesit e tyre mund të luajnë në çdo skuadër evropiane”.