“Besoj se kam fituar një vend të rëndësishëm në këtë skuadër”; Kingsley Coman, sulmues i Bayern

Sport

“I gjithë udhëtimi për këtë transfertë ka qenë i lodhshëm. Megjithatë luajmë një ndeshje të Champions League dhe do të japim gjithcka për të fituar, si gjithmonë. Vërtet nuk na mungojnë as problemet, pasi kemi pak lojtarë të gatshëm. Por ne jemi kampionët e Evropës në fuqi dhe nuk na lejohen justifikimet, pasi të gjithë presin maksimumin nga ne, si në lojë, ashtu edhe në rezultat. Në planin personal mund të them se nuk ka ndryshuar asgjë. Thjesht kam më tepër besim. Besoj se kam fituar një vend të rëndësishëm në këtë skuadër që përpara golit të shënuar në finalen e edicionit të kaluar kundër Paris SG”.