“Në këtë sfidë dua që ekipi të sulmojë që prej minutës së parë”; Hansi Flick, trajner i Bayern

Sport

“Të gjithë e dinë shumë mirë se çfarë na ka ndodhur në dy ndeshjet e fundit në kampionat. Nuk dua që të njëjtat gabime të na përsëriten kundër Lazios. Në këtë sfidë dua që ekipi të sulmojë që prej minutës së parë për shkak se jemi në fazën më delikate të një kompeticioni sic është Champions League, ku gabimi më i vogël të kushton me eliminim. Kështu që kam besim në skuadrën tim, prandaj pres një reagim të fuqishëm kundër Lazios. Në këtë ndeshje nuk ka justifikime, pavarësisht mungesave që duhet të përballojmë. E theksoj, që nuk luajtëm mirë me Bielefeldin dhe Frankfurtin, por pres të luajmë mirë në këtë ndeshje. Gjithmonë duhet të jemi të gatshëm për Ligën e Kampionëve. Këto janë ndeshje speciale dhe besoj që nuk ka nevojë për të motivuar futbollistët, sepse e dinë rëndësinë e tyre. Lacio? I kemi në mendje dy ndeshjet që luajtën ndaj Dortmundit, ku kjo skuadër luajti shumë mirë në të dy takimet. Miro Klose mund të na ndihmojë, pasi i njeh mirë ata dhe trajnerin Inzaghi. Dhe ka gjithmonë ide të mira”.