Dominik Szoboszlai (Lojtar i Leipzig):

Sport

Të luash në Champions League është një nder i veçantë. Unë e njoh mjaft mirë skuadrën tonë dhe nuk kam asnjë dyshim se sonte do japim maksimumin në fushën e lojës kundër Celtic. Duhet të jemi në mbështetje të njëri-tjetrit dhe të luftofojmë për një rezultat pozitiv. Fatkeqësisht nuk ia kemi dalë të marrim ende pikët e para këtë sezon në Champions, mirëpo asgjë nuk ka përfunduar. Jemi ende në garë për t’u kualifikuar në raundin me eliminim, që në fakt është edhe synimi ynë. Rezultatet që kemi marrë edhe në kampionat, janë një tregues se ne kemi hedhur hapa drejt përmirësimit. Kemi fituar maturi dhe po i japim gjithmonë e më tepër identitet lojës tonë. Megjithatë, nuk mund të mendojmë shumë për të shkuarën. Kemi mësuar shumë nga disfata e fundit në shtëpinë tonë ndaj Shakhtar Donetsk. Nuk kam asnjë dyshim që sonte do jemi në më të mirën tonë. Duhet të jemi në çdo rast në mbështetje të njëri-tjetrit. Nëse ia dalim ta bëjmë këtë, atëherë jam i sigurt se edhe rezultatet do të vijnë.”