Marco Rose (Trajneri i Leipzig):

Sport

“Duhet ta pranojmë se Celtic është një skuadër shumë interesante për t’u parë, veçanërisht lojtarët e tyre japonezë. Këtë veçori të tyre e kemi analizuar me kujdes përgjatë përgatitjeve tona. Është me të vërtetë mjaft interesante sesi ata futbollistë kombinojnë mes tyre përgjatë lojës. Ata janë mjaft energjikë dhe tepër të rrezikshëm në situatat një për një. Zotërojnë një mentalitet elitar dhe prodhojnë një nivel futbollit tepër të lartë. Në përgjithësi, Celtic është një ekip i organizuar dhe me ide të qarta të lojës. Ashtu sikurse ne, edhe ata preferojnë të luajnë një futboll sulmues, duke e vendosur kundërshtarin e tyre në presion. Mendoj se trajneri Ange Postecoglou ka bërë një punë me të vërtetë të shkëlqyer që prej momentit kur ka marrë drejtimin e skuadrës.

Synimi ynë është i qartë për këtë ndeshje. Deri tani nuk ia kemi dalë të marrim asnjë pikë, kështu që sonte do provojmë të dalim me rezultat maksimal nga kjo sfidë. Duam të vazhdojmë të luajmë gjatë në Champions League, e për këtë arsye duhet të sillemi në mënyrën e duhur. Sonte luajmë në shtëpinë tonë, përpara tifozëve tanë dhe duhet të prodhojmë të njëjtën performancë sikurse ndaj Borussia Dortmund, apo Bochum në kampionat.”