Robert Ljubicic (lojtar i Dinamos):

Sport

“Vijmë nga një fitore në kampionat, gjë që na ka motivuar më shumë. Tanimë jemi të vetëdijshëm për këtë sfidë në transfertë që na pret me Salsburgun. Sidoqoftë, mund të them se jemi me besim të madh në forcat tona dhe optimistë se mund tia dalim mbanë. Jemi gati të tregojmë në fushë se cfarë dimë të bëjmë. Jemi përgatitur për të dhënë maksimumin, megjithëse duke ditur vlerën e kundërshtarit. Shpresojmë që të bëhet edhe një ndeshje e bukur. E pse jo, në fund, të jemi ne ata që do të festojnë”.