Ante Čačić (trajner i Dinamos):

Sport

“Kur u hodh shorti, dihej që Salzburg dhe Dinamo e Zagrebit do të luanin për vendin e tretë në këtë grup. Por them se, vetëm pas këtyre dy ndeshjeve që do të kemi brenda një jave me njëra-tjetrën, situata do të bëhet edhe më qartë. Mendoj se Salzburg është paksa nën presion, sepse ne kemi një pikë më shumë sesa ata. Gjithsesi më duhet të pranoj se austriakët kanë një skuadër të mirë, me shumë cilësi. Besoj se do të na vendosin shumë në vështirësi. Prandaj i kemi marrë masat që të dalim nga kjo përballje me një paraqitje të mirë, por të shoqëruar edhe me një rezultat sa më pozitiv. I kemi të gjitha mundësitë për të realizuar misionin tonë, që është pikërisht të mos dalim pa pikë nga kjo transfertë”.