“Rikthimi në këtë fazë të Champions League është kurorëzimi i pesë viteve punë të bërë bashkarisht”; Simone Inzaghi, trajner i Lazios

Sport

“Rikthimi në këtë fazë të Champions League është kurorëzimi i pesë viteve punë të bërë bashkarisht, me një grup të mrekullueshëm. Do të provojmë ta luajmë në mënyrën e duhur dhe me përulësinë e zakonshme. Vërtet Bayern është bërë kampion i Botës, por në dy ndeshjet e fundit të kampionatit ka bërë një barazim dhe një humbje. Megjithatë, përpara kësaj serie kishte bërë pesë fitore radhazi. Më shumë sesa pikat e dobëta të Bayern, unë kam ndërmend të mbështetem te pikat e forta të skuadrës sime. Di të them se duhet të luajmë ndeshjen më të mirë të mundshme, pikë së pari për të kënaqur veten tonë. Rezultati do të varet edhe nga kundërshtari. Gjithsesi ne e dimë sesi të përballojmë një sitautë të tillë, pavarësisht se jemi të vetëdijshëm për forcën e Bajernit”.
Immobile (kapiten i Lacios): “Jam i përqendruar te skuadra ime dhe në atë që mund të bëjmë të gjithë bashkë. Jam i emocionuar që do të luaj kundër Bayernit. Të gjithëve na vjen keq qe për këtë sfidë nuk do i kemi tifozët e pranishëm në stadium. Sidoqoftë ëËshtë e drejtë për të konsideruar këtë përballje me kampionët e Evropës, si një çmim. Për më tepër, sfida ndaj klubit më të mirë jep kënaqësi dhe motivim shtesë. Me siguri që do të jetë ndeshje e vështirë. Megjithatë do provojmë të luajmë shanset tona në të dy takimet, duke ditur se nuk do ndryshojmë stilin e lojës. Ne do vazhdojmë të bëjmë gjithmonë atë që dimë. Nga ana tjetër, garimi me Cristiano Ronaldon dhe Robert Leëandoëskin për “Këpucën e artë” është një motiv i madh për mua. Ata janë kampionë të padiskutueshëm!”.