“Duhet te jemi vetvetja, kjo është strategjia këtë mbrëmje.”; Thomas Tuchel, trajner i Chelsea

Sport

“Duhet të jemi me këmbë në tokë. Luajmë sërish në nivelin më të lartë. Gjatë kësaj kohe kemi luajtur ndeshje të vështira, të rëndësishme. Kështu që e dimë se është një moment I mirë për ta luajtur këtë sfidë. Duam të japim gjithçka në fushë. Duhet te jemi vetvetja, kjo është strategjia këtë mbrëmje. Të besojmë në veten tonë, në forcën tonë dhe të sillemi në fushë sipas mënyrës që na bën të ndihemi mirë. Uroj që të tregohemi të matur dhe mos ta nënvlerësojmë për asnjë moment kundërshtarin. Mund të them se jam një djalë me fat dhe për këtë ndihem shumë falenderues. Që nga koha kur isha në akademi, e kam shijuar çdo moment, pasi çdo ditë ishte ndryshe. Patjetër që kjo është një dhuratë e mrekullueshme për mua”.