“Për të mundur Chelsean duhet të jemi në një formë të përkryer.”; Zinedine Zidane, trajner i Real Madrid

Sport

“Jemi në fazën gjysmëfinale dhe sonte do jetë një ndeshje e vështirë, pasi Chelsea ka mjaft eksperiencë në këtë kompeticion. Duhet të tregohemi vigjilent, të mbrojmë mirë dhe të krijojmë rastet tona. Për të mundur Chelsean duhet të jemi në një formë të përkryer. Kundërshtari që kemi përballë ka bërë mirë në Champions League dhe patjetër që e meriton të jetë këtu ku është sot, ashtu sikurse edhe Real Madrid. Sonte luajmë ndeshjen më të vështirë të sezonit. E them këtë pasi kjo është sfida e radhës. Champions League është speciale dhe ne duam të konkurojmë deri në fund. Kjo është gjëja më e rëndësishme për ne. Ka ende edhe një muaj deri në mbyllje të sezonit dhe do luftojmë deri në fund. Sigurisht që nuk do jetë aspak e lehtë, por është e njëjta rrugë për të gjitha skuadrat e tjera. Ajo çka na motivon më shumë është fakti se të gjithë duam të zbresim në fushë dhe të japim makimumin tonë”.