Effenberg, “Shaqiri zgjodhi Stoke City-in prej parave”

Sport

118449 heroa
Legjenda e Bayern-it Stefan Effenberg e ka konsideruar transferimin e Xherdan Shaqirit te Stoke City si një lëvizje të diktuar nga dëshira e tij për të fituar më shumë para.
Në fillim të javës shqiptari i zvicrës konkretizoi transferimin nga Interi për te klubi i Premier League-ës, për shifrat e 17 milionë eurove, ndërkohë që për të interesohej edhe Schalke 04, pikërisht për faktin se zgjodhi një klub të një profili shumë herë më të ulët sesa skuadra gjermane, Effenberg e ka kritikuar ashpër ish-lojtarin e Bayern-it të Munich-ut.
Duke folur për Sky-Sports, Effenberg tha se nuk e kuptonte lëvijzen e 23-vjecarit Shaqiri, duke e përshkruar atë si një vendim të marrë pas një këshillimi të gabuar. Gjermani më tej tha se ish-sulmuesi i Interit te Schalke do të mund të kishte arritur të gjitha objektivat e një futbollisti, pasi ky klub i mundësonte atij më shumë shanse sesa Stoke City për të arritur suksese futbollistike.
Vendimin për të nënshkruar një kontratë 5-vjecare me klubin anglez, 47-vjecari e argumentoi të ndikuar vetëm nga paga e majme. “Marrëveshja është një turp, vetëm sepse ata po hedhin disa para më shumë. Të fitosh një milionë më shumë apo më pak, kjo duhej të ishte pa rëndësi për një futbollist si ai”, tha Effenberg, “Përballë 6 milionëve te Stoke City-it dhe 3 milionëve te Schalkes, duhej të zgjedhësh Schalken, me të luan Bundesligën, luan në një stadium të shkëlqyer, luan mundësinë për t’u rikthyer në nivelet më të larta”, analizoi më pas ish-legjenda e Bayernit, i cili me bavarezët fitoi tre kampionate dhe një Champions League.