Heroi Pedro, do të largohet nga Barcelona

Sport

pedro-rodriguez-barcelona-cordoba-liga-bbva-12202014 nkvqt53jxhxb1dqfil0bns4ci-640x340
Barcelona fitoi Super-Kupën e Evropës dhe edhe njëherë heroi ndeshjes ishte Pedro. Njëjtë sikurse kishte ndodhur edhe në Super-Kupën e vitit 2009-të, kur asokohe përballë ishte Shakhtar Donetsk, Pedro, edhe në Super-Kupën e këtij viti, përballë Sevilla-s, arriti të tregohej vendimtar duke shënuar golin e fitores kur rezultati ishte në barazim 4-4.
Rastësia është e përpiktë, pasi 28-vjeçari në Tbilisi të Gjeorgjisë shënoi në minutën e 115’-të. Po në të njëjtën minutë pati shënuar edhe gjashtë vite më parë në Monaco të Monte Carlos, kur rezultati ishte në barazim 0-0.
Por nëse në Barcelonën e Pep Guardiolas, Pedro ndihej mirë dhe gjente hapësira edhe pse në skuadër ishte transferuar Ibrahimovic, kjo gjë duket se nuk ndodh me Barcelonën e Luis Enriques, i cili ka vulosur largimin e tij. Pedro sezonin e kaluar zhvilloi 50 ndeshje, por në pjesën më të madhe të tyre, njëjtë sikurse edhe në Super-Kupën me Sevilla-n, e ka nisur nga stoli. E vërteta është se Luis Enrique nuk i ka besuar asnjëherë. Edhe në Super-Kkupën e Evropës, pa Neymar, në fushë ai hodhi Rafinhan dhe jo Pedron.
Kjo situatë duket se e ka zhgënjyer 28-vjeçarin, i cili është shprehur se për çështje minutash loje ka menduar të largohet nga Barcelona. Përfundimisht e ardhmja e Pedros duket të jetë në Old Trafford. Duke folur për mediat ai Manchester United-in, e ka konsideruar si një sfidë më vete dhe një mundësi të mirë për të luajtur si lojtar kryesor.
Heroi Pedro pra, do të largohet edhe pse vlera e tij u tregua edhe një herë në fushë. 28-vjecari do t’i japë fund aventurës me katalanasit pas 5 kampionatesh, 3 Kupash Mbreti dhe 3 Champions League-ash të fituara, pra si një kampion i vërtetë.