Eleminimi i Juventus nga Champions League dhe pasojat financiare të italianëve…

Sport

juve eliminim
Financat janë kthyer në një pikë kyçe të skuadrave të futbollit modern, dhe për klube si Juventus, i cilësuar si pretendenti kryesor për të triumfuar në Champions League, eleminimi që në çerekfinalet mund të kushtojë jo pak. Bardhezinjtë u mposhtën nga Ajax në ‘Juventus Stadium’, duke djegur njëherazi edhe 13 milionë euro, ndërkohë që ka humbur shansin të luftojë për një arkëtim deri në 33 milionë euro. Këto është pasojat ekonomike të eliminimit nga Ajax, kur flasim vetëm për premiot e vendosura nga UEFA.Në bursë goditja është shumë e rëndë, sepse titulli bardhezi zbriti deri në 24%, duke u pezulluar përkohësisht mëngjesin e sotëm. Dështimi në Champions mund të sjellë edhe një ngadalësim të rritjes pesëvjeçare që ka planifikuar klubi, që ka ndërtuar gjithçka rreth blerjes së ikonës Cristiano Ronaldo.

juventus ajax 160419y

Për transferimin dhe kontratën e këtij të fundit, kampionët e Italisë shpenzuan në total 341 milionë euro. Juve del nga Champions League me një arkëtim prej rreth 94 milionë eurosh: 30 nga rezultatet, 26 nga pjesëmarrja dhe rezultatet në grupe, 20 nga 1/8-at dhe rreth 18 nga “market pool”, që është fondi i cili u shpërndahet klubeve në bazë të rëndësisë së tyre mediatike. Fitimi i Champions League do çonte në arkat e klubit bardhezi 127 milionë euro në total. Juventus ka shtuar me thuajse 35% pagat këtë sezon dhe do ta mbyllë me humbje sezonin. Megjithatë dështimi më i madh vjen në imazhin e klubit. Me Ronaldon, bardhezinjtë dukeshin të destinuar për të triumfuar edhe në Europë, ku në fakt mbeten të vegjël prej më shumë se 2 dekadash.