Mbappe shprehet se është turpëruar me atë që ndodhi ndaj Lille!

Sport

mbappe
Një humbje 5-1 ndaj ndjekësve më të afërt nuk është mënyra më e mirë për t’u afirmuar si kampionë të Francës. PSG u shkatërrua në mënyrë të turpshme nga skuadra e Lille në sfidën e vlefshme për javën e 31-të dhe justifikimet nga ana e parizienëve u dukën të tepërta. Megjithatë Thomas Tuchel u shpreh se fakti që një pjesë e mirë e skuadrës është e dëmtuar, ka bërë që zgjedhjet e tij të jenë mjaft të limituara, duke prishur diku edhe ekuilibrat e formacionit titullar të teknikut gjerman. Nga ana tjetër Mbappe Lottin, i cili ishte në fushë në sfidën në fjalë, u shfaq mjaft i irrituar për këtë performancë të dobët të skuadrës kampione të Francës.

1 team 10 mbappe
“Është vërtet e turpshme. Nuk ka justifikime për atë që ndodhi. Kartoni i kuq nuk mund të tolerojë të tilla situata, pasi jemi një skuadër që pretendojmë të bëjmë historinë këtu në Francë apo edhe në Europë. Ajo që mund të bëjmë tani është të mësojmë nga këto situata që të mos lejojmë të përsëriten më në të ardhmen”.Kritikat ndaj lojtarëve të PSG dhe trajnerit Thomas Tuchel ishin me doza të shtuara edhe për shkak se humbja me Lille, erdhi pas një barazimi të çuditshëm 2-2 me Strasbourg-un. Në Francë është përfolur shumë për disa probleme të brendshme të PSG, me drejtuesit e skuadrës që kanë filluar të mbajnë një qëndrim më të ashpër ndaj lojtarëve problematikë si brenda apo jashtë fushe.