Ernesto Valverde: Në ‘Champions League’ nuk ka vend për…

Sport

Ernesto Valverde (Trajneri i Barcelonës)

Ajo çfarë më pëlqen më shumë tek Dortmund-i është lidhja e tyre me tifozët. Ata kanë disa lojtarë të mëdhenj… Sancho, Reus. Alcacer ka treguar atë që ne e kemi parë edhe këtu. Dortmund-i ishte skuadra e duhur për të. Luajmë ndaj një skuadre që qarkullon mirë topin, por që janë jashtëzakonsisht shumë të shpejtë në kundërsulme. Në ‘Champions League’ nuk ka vend për gabime. Mjafton një ditë e keqe dhe ti e sheh veten të eleminuar. Do të ishte e rëndësishme nëse e nisnim me këmbën e mbarë, por përballë një kundërshtari të tillë, nuk mund të bësh parashikime. Për formacionin do të vendos vetëm në momentet e fundit, por nuk mund të zgjedhë një taktikë specifike duke qenë se Dortmund-i është një skuadër që mund të luajë në stile të ndryshme. Për këtë arsye janë të rrezikshëm, pasi mund të ndryshojnë lojën shumë shpejt.

 

Marc Andre ter Stegen (Portier i Barcelonës)

Personalisht, Dortmund-in e njoh mjaft mirë. Prej disa vitesh ata luajnë në nivele të larta dhe kanë treguar se mund të marrin rezultate të mëdha përballë çdo kundërshtari. Fakti që e nisim këtë sezon të ‘Champions League’-ës në fushën e tyre nuk na ndihmon, pasi aty ata janë vërtet shumë të fortë. Gjithësesi, ne jemi përgatitur për çdo gjë dhe mendoj se nëse luajmë në mënyrën tonë, mund t’u hapim shumë probleme. E rëndësishme është të mos vuajmë presionin e tyre, pasi ata janë vërtet shumë të shpejtë.