‘Luajmë ndaj një prej skuadrave më të mira të këtij kompeticioni, por…’ Ja çafrë thot trajnieri i Dortmund për duelin e sotëm

Sport

Lucien Favre (Trajneri i Dortmund)
Jemi të kënaqur që do të luajmë kundër Barcelonës. Që të tregojmë veten tonë, na duhet të jemi gati për zgjidhur çdo moment, çdo episod të ndeshjes, për më shumë se 90 minuta. Është e nevojshme të ruajmë përqëndrimin dhe të luajmë me kurajo, në mënyrë që të sulmojmë, siç bëjmë zakonisht. Luajmë ndaj një prej skuadrave më të mira të këtij kompeticioni, por kjo nuk na dekurajon, por na jep më shumë forcë e dëshirë për të arritur një rezultat të rëndësishëm. Kam besim tek skuadra ime dhe me atë që kam parë në stërvitje, mund të them se të gjithë mezi e presin këtë takim. Shpresoj që të përmbushim pritshmëritë e tifozëve tanë dhe të japim maksimumin, pasi i kemi të gjitha cilësitë për të bërë mirë.

Marco Reus (Mesfushor i Dortmund)
Do të luajmë një ndeshje shumë të vështirë, që besoj se do të jeë me intensitet shumë të lartë. Duhet të jemi gati për çdo gjë. Do tregojmë kujdes të veçantë në fazën mbrojtëse, por është e rëndësishme të shfrytëzojmë potencialin tonë në sulm. I kemi të gjitha mundësitë për të shënuar dhe nëse kemi besimin e duhur, jam i bindur se mund të befasojmë këdo. Shpresoj që Messi të jetë në fushë. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe do të jetë më bukur për ne nëse ai do të luajë.