Evropa rifiton pushtetin në ‘G8’-n e Botërorit

Sport

world cup 2018

Mund të thuhet pa frikë se kanë ndryshuar ‘hierarkitë e pushtetit’ në Botëror. Midis 8 përfaqësueseve të pranishme në çerekfinale, vetëm 3 prej tyre gjendeshin aty edhe 4 vjet më parë në Brazil 2014: bëhet fjalë për Selesaon, Francën dhe Belgjikën. Për pjesën tjetër ka mjaft risi, me zhdukjen e përfaqësueseve fikse të edicioneve të fundit, si Gjermania, Argjentina dhe Spanja. Anglia është kthyer në elitë pas 12 vjetësh nga edicioni i 2006-s, kur u eleminua me penallti nga Portugalia, ndërkohë që më në fund theu tabunë… po nga 11-metrat. Suedia gjendet sërish në çerekfinale pas 24 vitesh nga hera e fundit në 1994, kur humbi me nder në gjysmëfinale ndaj Brazilit. Pastaj është Kroacia, që rikthehet për herë të parë që pas Francë ’98, kur u ndal në gjysmëfinale ndaj francezëve. Ndërsa Uruguaj ka qenë mes 8 më të mirave edhe në vitin 2010 në Afrikën e Jugut. Ajo që debuton mes të mëdhenjve është Rusia, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

wc stadio
Katër vjet më parë, 8 më të mirat e botës ndaheshin në 4 europiane dhe 4 amerikano-jugore. Kurse tani janë 6 evropiane dhe 2 latine. Me pak fjalë, Evropa e vjetër ka rifituar vendin kryesor në G8. E vetmja siguri mbetet Brazili, që arrin në cerekfinale pa ndërprerje që në vitin 1994, ose më saktë prej 7 edicionesh.Vetëm gjysma e cerekfinalisteve ka provuar deri tani të fitojë Kupën e Botës, pikërisht Brazili, Uruguaji, Franca dhe Anglia. Suedia ka mbërritur një herë në finale dhe një në gjysmëfinale. Belgjika dhe Kroacia kanë dalë vetëm një herë në katërshe, duke humbur ndaj skuadrave që më pas janë kurorëzuar kampione bote, respektivisht Argjentina e Maradonës (1958) dhe Franca e Zidane (1998). Kështu pritet të kemi një finale të pazakontë, me përjashtim të një arritjeje deri aty të Brazilit dhe Suedisë, që ishte përballja e aktit të fundit të Botërorit ’58, kur amerikano-jugorët të udhëhequr nga zbulimi-Pele’, morën trofeun e tyre të parë Botëror.