F1, Lewis Hamilton i trembet performancës se rivalëve në Monaco

Sport

hamilton121212
Lewis Hamilton për momentin po vazhdon dominimin e tij në “Formula 1”, teksa pas 5 garave të para, udhëheq tabelën e klasifikimit me 95 pikë, 17 më shumë se Sebastian Vettel i vendit të dytë. Në prag të garës së Monacos, britaniku i trembet performancës së rivalëve në një nga pistat më të famshmë dhe legjendare të “Formula 1”. Sipas tij, kjo është një pistë ku Ferrari dhe Red Bull dinë të bëjnë mjaft mirë.  Gjatë provave të lira, piloti i Mercedes vuajti me kohët e shpejta, duke patur një distancë të konsiderueshme më Vettel, Raikkonen, Ricciardo apo edhe Verstappen.

hamiltonnn
Në fakt në principatë duket se Mercedes nuk ia del të japë më të mirën. Për këtë mjafton t’u kthehësh rezultateve vitin e kaluar në këtë pistë, ku asnjëra prej “shigjetave të argjendta” nuk ia doli të ngjitej në podium. Megjithatë, kampioni i botës në fuqi, Lewis Hamilton shprehet optimist se Mercedes do të rigjejë shpejtësinë e saj dhe se skuadra nga Woking do të jetë gati për të bërë një paraqitje të mirë, duke filluar që nga provat zyrtare. Hamilton mendon se sfida të tilla e bëjnë akoma më intersante garën me rivalët, sidomos ku flitet për një nga pistat më të vështira të kalendarit të “Formula 1”.