Rory McIlroy shokon tifozët e United, mbështet Liverpoolin në finalen e Kievit

Sport

roryyy
Tifozët e Manchester United dhe Liverpool nuk ia kanë dalë asnjëherë të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin. Dy klubet legjendare britanike, ose më saktë tifozeritë ultrase të tyre ushqejnë një urretje ndaj rivalëve që në ishull thonë se është po aq e vjetër sa futbolli anglez. Në prag te finales së Champions League, ku Liverpool do të përballet me Real Madrid, padyshim që mbështetja e tifozëve të “djajve të kuq” shkon për madrilenët, duke gjetur si justifikim edhe faktin se tek “los blancos” luan edhe idhulli i tyre, ish-lojtari i Manchester Untied, Cristiano Ronaldo.

lvp fc
Mirëpo një nga tifozët më të famshëm të “djajve të kuq”, golfisti i mirënjohur Rory McIlroy, ka shokuar tifozët e United teksa gjatë një konference për shtyp, ka deklaruar hapur mbështetjen e tij për Liverpool në finalen e Kievit. McIlroy është shprehur se urrejtjet duhen lënë pas e britanikët të krenohen me faktin që kanë një skuadër që i përfaqëson në finale. Gjithësesi për tifozët e Manchester United kjo është e papranueshme, dhe se rivaliteti mes dy skuadrave nuk njeh limite. Pas kësaj konference, golfisti 29-vjeçar u bë pjesë e një turneu pro-amator, ku luajti në krah të disa prej legjendave të Manchester United si, Paul Scholes, Michael Carrick apo Teddy Sheringham, të cilët nuk kanë nguruar të ngacmojnë e të bëjnë shaka me McIlroyn, duke i thënë se pas deklaratave të tij do ta ketë punën pisk.