Habit futbollisti serb: Idhulli i tij është Xherdan Shaqiri!

Sport

xherdani
Elmir Asani është futbollisti më i ri që i është bashkuar skuadrës së Korçës. Ai është i lindur në Kosovë nga dy prindër serb, por thuajse nuk di asnjë fjalë shqip. Në një intervistë të dhënë së fundmi, futbollisti serb është shprehur se ardhja e tij në Shqipëri është befasuese dhe do të përpiqet që të japë maksimumin në fushën e blertë.

Screenshot 13 3

Ai shtoi se futbollisti i preferuar për momentin është Xherdan Shaqiri, pasi luajnë në të njëjtin pozicion. “Idhulli im në futboll është aktualisht Xherdan Shaqiri i Liverpulit, sepse ne luajmë në të njëjtin pozicion dhe të gjithë më thonë se kemi të njëjtin stil në lojë”,- u shpreh Elmir Asani.Xherdan Shaqiri është ndër futbollistët më të kërkuar dhe për disa vite rresht është në listën e lojtarëve më të paguar në botë.