UEFA, Ceferin për Euro 2020: Do shkojë gjithcka sipas parashikimit

Sport

Rreziku i përhapjes së Coronavirusit ka vendosur në dyshim së fundi edhe zhvillimin e Evropianit të këtij. Megjithatë, presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin duke folur në një intervistë për britaniken Sky Sport, ka dashur të sqarojë situatën. “Coronavirusi është sigurisht një gjë serioze. Duhet ta vendosim në majën e prioriteteve dhe duhet ta përballojmë seriozisht, sepse janë shumë evente në lojë. Gjithsesi unë jam i shqetësuar, pëkundrazi ndihem tepër optimist dhe besoj se gjërat do të jenë nën kontroll para nisjes së Evropianit në qershor. Shtyrja për momentin është një skenar shumë i largët. Jemi të gjithë të sigurtë dhe të qetë se gjithcka do të shkojë sipas parashikimeve”, është shprehur fillimisht numri 1 i UEFA-s.
Gjithashtu, ai ka prekur edhe temën e skualifikimit të Manchester Sitit për 2 vjet nga kompeticionet evropiane, duke mohuar se është e vërtetë se bëhet fjalë për një klub që nuk gëzon pëlqimin e UEFA-s. “Si të gjithë klubet, edhe Siti është një resurs i rëndësishëm për ne. Prandaj e respektojë. Nuk jemi në luftë me askënd. Por kur bëhet fjalë për një proces, atëherë gjërat ndryshojnë. Më shumë nuk mund të komentoj për 2 arsye. Së pari nuk di asgjë dhe së dyti nuk është korrekte për një president që të flasë për një çështje me të cilën merret një organ i pavarur. Çdo vit janë ndëshkuar nga 5 deri 10 skuadra, prandaj do ta konsideroja një procedurë të rregullt. Më shumë s’mund të them”, ka përfunduar Ceferin.