Andrea Pirlo rikthehet në Itali, do të marrë drejtimin e skuadrës së Sampdorias

Sport

Andra Pirlo rikthehet në itali. Pas një experience të fundit në Turqi me skuadrën e Fatih Karagumruk, ish-mesfushori do të trajnojë në Serie B, atje ku së shpejti do të marrë drejtmin e ekipit të Sampdorias.

Mediat italiane njoftojnë se palët kanë arritur një marrëveshje dy vjeçare, me mundësi rinovimi edhe për një të tretë. Sfida kryesore e Pirlos në edicionin që vjen, do të jetë rikthimi i skuadrës bardheblu në elitën e futbollit italian, Serie A.

Pas një të shkuare me Juventusin, kjo do të jetë eksperienca e dytë e Pirlos në Itali. Ai fillimisht debutoi me Juventusin, duke e drejtuar Zonjën e Vjetër vetëm për një sezon, sezon në të tilin arriti të fitonte dy tituj, Kupën dhe Superkupën e Italisë.

Më pas, në verën e 2022-shit, 44 vjeçari u emërua në krye të klubit të Superligës Turke, Karagumruk, klub me një buxhet modest. Ndoënse u largua nga stoli 3 javë përpara fundit, duhet thënë se rrugëtimi i italianit në Stamboll nuk shkoi keq. Ai arriti ta mbante skuadrën në nivele relativisht të kënaqshme rezultatesh, duke regjistruar 9 fitore, 11 barazime dhe po kaq humbje.

Sidoqoftë, Pirlo tashmë është gati të përveshë sërish mëngët dhe rikthejë Sampdorian në Serie A.