Festime të çmendura në ‘Harkun e Triumfit’

Sport

franca festime
Një natë të pagjumë ka kaluar Parisi, pas triumfit 1-0 të Francës në gjysmëfinalen e Botërorit kundër Belgjikës, që u dha mundësinë “gjelave” të arrijnë finalen e tretë në 6 Botërorët apo Europianët e fundit. Mijëra vetë kanë ndjekur ndeshjen përpara një ekrani gjigant para Bashkisë së kryeqytetit francez.

harku

Ndërsa vërshëllima e fundit e gjyqtarit ka sjellë festimin, jo vetëm të kryeministrit Macron i pranishëm në stadium, por mbi të gjitha të tifozëve francezë. Më shumë se 10 mijë vetë kanë mësymur nëpër rrugë dhe veçanërisht në “Champs-Elysees”, duke festuar nën Harkun e Triumfit, deri në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë, të dielën për finalen e madhe, një ekran gjigant do të vendoset poshtë Kullës Eiffel.