Finalja e Champions, Mane’ i premton një dhuratë të veçantë Salah

Sport

Sadio Mane dhe Momo Salah kanë qenë kërcënimet më të mëdha të Liverpulit në këtë edicion të Champions League. Por nëse “Reds” duan të rikthehen pas 14 vjetësh të ngrenë trofeunë e Champions League, duhet që të paktën njëri prej të dyve të shënojë kundër Tottenhamit. E duket se të dy, që kanë nga 4 realizime secili deri tani në Champions, kanë premtime të veçanta në lidhje me gjetjen e golit për finalen e Madridit. Kështu, Mane’ ka rrëfyer se i ka premtuar Salah që nëse egjiptiani gjen rrugën e rrjetës në Madrid, ish-lojtari i Southemptonit do t’i bëjë atij një dhuratë të veçantë. “Nëse ai shënon në finalen e Champions League, ai do të më dërgojë për të vizituar xhaminë e famshme “Al-Azhar” në Egjipt. Por nëse shënoj unë, do t’i bëj dhuratë një luan…”, ka treguar senegalezi, premtimi i të cilit duket më shumë me shaka, por jo edhe aq i pamundur.
Duke folur për ndeshjen, Mane’ ka pranuar se Liverpuli është favorit nëpërballjen e së shtunës ndaj Tottenhem, pavarësisht se vijnë nga ajo finale e humbur një vit më parë 3-1 kundër Realit në Kiev. Sulmuesi që shënoi të vetmin gol në aktin përfundimtar të edicionit të kaluar, beson se “Reds” janë favoritët e mëdhenj për të thyer “Spërs”, të cilët nuk kanë luajtur kurrë më parë një finale të Champions. “Finalja është një ndeshje teke. Sigurisht që do të jetë krejt ndryshe nga kampionati. Nuk mund të fshihemi më. Mendoj se jemi favoritët”, është shprehur Mane’ për TF!, ndonëse ka vlerësuar Totenhemin si skuadër. Liverpuli kërkon të fitojë trofeun e parë të madh nën drejtimin e Klopp që prej 2015-s, kur u ul në stolin e “Reds”.