Fitore për Bayern e Real, vazhdojnë të kryesojnë kampionatet respektive

Sport

2632625

Bayerni i Munichut nuk u kursye aspak gjatë fundjavës teksa e mundi 6-0 Augsburgun në shtëpi. Në derbin e Bavarisë, Robert Lewandowski ishte lojtari i ndeshjes, pasi prodhoi tre gola dhe dy asiste duke shkuar në kuotën e 24 golave në Bundesligë. Pa Manuel Neuerin e lënduar, pjesa e parë u mbyll 2-0 ndërsa në të dytën kampionët e Gjermanisë shënuan edhe 4 herë të tjera, ku në rrjetë shkuan Muller dhe Alcantara. Bayerni i Munich-ut vazhdon kështu formën mbresëlënëse duke mbajtur vendin e parë në kampionat me 65 pikë, 13 më shumë se Leipzigu i vendit të dytë. Interesante është se skuadra e Ancelottit nuk humbet që prej 23 nëntorit, në atë përballje me Rostovin në Champions League. Në total janë 23 ndeshje pa humbje, ku vetëm 3 prej tyre kanë përfunduar barazim. Më 12 prill, në çerek-finalet e Champions League, ata presin Realin e Madridit në Allianz Arena. Madrilenët kampionë në fuqi, gjatë fundjavës, kryen punë lehtë me Deportivo Alaves duke fituar 3-0. Në Santiago Bernabeu, skuadra e Zinedine Zidane u shpërblye me Benzemanë, Iscon dhe Nachon, ku ky i fundit zëvendësonte Marcelon e lënduar. Shqetësim për Zidane është fakti se qendërmbrojtësi Varen u detyrua ta lërë fushën pas vetëm 11 minutash lojë. Sidoqoftë fitorja i gëzoi madrilenët pasi mbeten të parët në La Liga me 68 pikë, dy më shumë se Barcelona e vendit të dytë.