Sipas Pique, Neymar duhet ta kërkojë zyrtarisht kalimin tek…

Sport

E ardhmja e Neymar mbetet ende e paqartë, pasi edhe pse braziliani i ka kërkuar largimin drejtuesve të PSG, klubi francez nuk heq dorë kollaj nga ylli i tyre. Neymar është lidhur shumë me një transferim tek Barcelona, aty ku duket se të gjithë e presin krahëhapur. Një prej tyre është edhe mbrojtësi Gerard Pique, i cili njihet si një nga miqtë më të mirë të brazilianit. Pique ka folur rreth spekulimeve të fundit për një rikthim të Neymar në Barcelonë dhe mbrojtësi e ka pranuar se ka folur me brazilianin për këtë çështje. Sipas Pique, Neymar duhet ta kërkojë publikisht një transferim të tillë, dukke qenë se kjo është dëshira e tij e vërtetë. Mbrojtësi spanjoll mendon se vetë sulmuesi duhet të shtyjë që një lëvizje e tillë të bëhet realitet, diçka që Pique thotë se ia ka komunikuar edhe Neymar, por pa zbuluar të tjera detaje nga biseda e tyre për merkaton.

Brazilian football star Neymar reacts as he plays in a five-a-side football tournament for his charity Neymar Junior Project Institute, in Praia Grande, Sao Paulo, Brazil, on July 13, 2019. (Photo by Miguel SCHINCARIOL / AFP) (Photo credit should read MIGUEL SCHINCARIOL/AFP/Getty Images)

Nënshkrimi i Barcelonës me Antoine Griezmann u duk se mbylli hapësirat për Neymar, por në fakt drejtuesit katalanas po vijojnë punën për të gjetur një marrëveshje me PSG. Pikërisht këta të fundit nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre, pasi duan të paktën 220 milionë euro, shifër e ngjashme me atë që kampionët e Francës shpenzuan për ta marrë dy vite më parë. Neymar për momentin është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës franceze, ku ende nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi që mori në miqësoren mes Brazilit dhe Katarit, por mendja e lojtarit duket se është absolutisht në Katalonjë.