Si është jeta e një njeriu perfekt? Eva Murati përgjigjet duke treguar hapur mashtrimin më të madh …

Showbiz

Eva Murati është një ndër figurat më të pëlqyera në publikun shqiptar. Bukuroshen 24-vjeçare e keni parë çdo javë në ekranin e Tring në “Sportsweek”. Pas mbylljes së këtij sezoni ajo ka vendosur të nisë pushimet dhe këto ditë pushim duket se Eva ka vendosur ti dedikojë pak nga koha e saj edhe ndjekësve në Instagram . Nëpërmjet ‘Ask me a question’ ajo u përgjigjet të gjitha pyetjeve që ata i drejtojnë. Dikush i bëri kompliment se ajo është femra më e bukur, por Eva i tha se nuk e beson një gjë të tillë.

Gjithashtu një tjetër ndjekës e ka pyetur atë: “Si është jeta e një njeriu perfekt?”. Kësaj pyetje me shumë modesti Eva i është përgjigjur:
“Ska njeri perfekt.As jetë perfekte.Mbi të gjtha kur për këtë konkluzion nisesh nga Instagrami që është një mashtrim i madh!”,-ka përfunduar ajo.