Foto/ Histori si në përralla, Messi do të martohet në 2017-ën me dashurinë e fëmijërisë

Sport

axxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

Lionel Messi dhe partnerja e tij Antonella Roccuzzo do të martohen vitin e ardhshëm, sipas raportimeve të disa mediave argjentinase.

29 vjeçari dhe e dashura e tij e fëmijërisë, 28 vjeç, do të organizojnë një ceremoni dikur në mes të vitit 2017, në përputhje me ditët që do të marre pushim futbollisti i Barcelonës.

Mediat e ndryshme argjentinase dhe spanjolle janë duke shkruar se Leo Messi dhe e dashura e tij, Antonella Roccuzzo do të martohen.

Çifti është në lidhje prej një kohe të gjatë, ata janë njohur në vitin 1996 në vendlindjen e tyre, Rosario dhe kanë dy fëmijë, Tiago, katër vjeç dhe Mateo, 1, ndërsa tashmë kanë vendosur edhe të martohen.

“Messi dhe Antonella do të martohen në vitin 2017. Data do të caktohet në varësi të orarit të Barcelonës dhe suksesit të skuadrës në Ligën e Kampionëve”, shkruan EFE.

son1

son2

son3

son4