Liverpool vs Real Madrid, Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid:

Sport

“Është një kënaqësi të luajmë sërish në ‘Champions League’. Presim një ndeshje me shumë intensitet dhe presion, ku nuk do të kemi shumë kohë për të rregulluar frymëmarrjen. E njohim mirë lojën e kundërshtarit dhe jemi të përgatitur për këtë gjë. Njerëz flasin gjithnjë se kush është favorit për të fituar trofeun. Unë mendoj se këtë vit, kemi më shumë shanse të mira për të triumfuar se sa vitin e shkuar. Skuadra është në një formë të mirë. Djemtë janë shfaqur të vendosur dhe entuziastë për këtë mbrëmje të rëndësishme. Me Liverpool-in kemi kujtime të bukura, por duhet të marrim parasysh se është një përballje me dy takime, prandaj gjërat mund të jenë më të komplikuara se sa herët e kaluara. Në finalen e sezonit të shkuar, Liverpool-i mbajti më shumë topin në qarkullim dhe ishin më intensivë, por ne u shfaqëm më mirë në mbrojtje. Këtë herë, na duhet të jemi në më të mirën tonë në 180 minuta. Nuk mendoj se mund të flasim për një moment jo të mirë tek kundërshtari apo tek ne. Skuadra si këto luajnë për ‘Champions League’-ën dhe në mbrëmjen e sotme, të gjithë do të përpiqen të japin më të mirën e tyre.”