Luka Modric, mesfushor i Real Madrid:

Sport

“Na pret një ndeshje shumë e rëndësishme. Është një përballje e fortë, ndaj një skuadre të madhe dhe në një stadium historik që ka tifozë të pabesueshëm. Nëse duam që sot të marrim një rezultat të mirë, duhet të jemi në maksimumin tonë. Për ne, kjo është e rëndësishme, pasi mund të na i lehtësonte gjërat për ndeshjen e kthimit, në shtëpinë tonë. Por të mos harrojmë se luajmë në fazën me eleminim direkt të kompeticionit. Këtu, çdo kundërshtar është i nivelit më të lartë. Të gjithë duhet të shfaqin përkushtimin e duhur dhe të japin më të mirën e tyre, për të bërë një hap përpara. Nuk ka për të qenë e lehtë, por i dimë aftësitë tona dhe jemi gati për të dhuruar një ndeshje të madhe.”