Matthias Jaissle (trajner i Salzburg):

Sport

“Përballja që na pret me Dinamo e Zagrebit do të thoja se është një nga ato mes dy ekipeve të barabarta. Padyshim, detajet e vogla do të bëjnë diferencën. Nuk dua që të shoh renditjen pas vetëm dy ndeshjeve të luajtura. Megjithatë, duhet të jemi të vetëdijshëm se dy ndeshjet ndaj Dinamos do të jenë kyce sa i takon vendosjes se kush nga të dyja do të vazhdojë të luajë në kompeticionet e futbollit evropian edhe gjatë vitit të ardhshëm. Unë si gjithmonë jam shumë i bindur tek forcat e skuadrës time, që edhe këtë herë mendoj se do të jap më të mirën, për të siguruar rezultatin e kërkuar: pra, fitoren. Vetëm tripikëshi në këtë sfidë do të na jepte një hov të rëndësishëm, edhe sa i takon edhe ndeshjes së javës së ardhshme”.