Cody Gakpo, sulmues i Liverpool:

Sport

“Po flasim për një ndeshje të fazës me eleminim direkt, prandaj kuptohet që luhen shumë gjëra. Ne duam të provojmë se jemi një skuadër e mirë dhe që mund të përballemi me këdo në këtë kompeticion. Kur hasim vështirësi, atëherë duhet të shfaqet skuadra e vërtetë. Janë këto momente, ato që mendoj se na bëjnë më të fortë. Të gjithë në ekip jemi të bashkuar me njëri-tjetrin. Ka qenë një periudhë e vështirë për ne. Nuk është e thjeshtë të qëndrosh pozitiv duke kaluar aq shumë probleme, por kemi ditur t’i zgjidhim së bashku të gjitha gjërat dhe tani po synojmë të rikthemi në majë. Mbrëmje si kjo e sotmja janë perfekte për të treguar vlerat tona të vërteta.”