Liverpool vs Real Madrid Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool:

Sport Uncategorized

“Na pret një mbrëmje e madhe. Në fakt, na duhet të luajmë dy ndeshje në mënyrë perfekte që të arrijmë të kalojmë më tej. Real Madrid nuk kanë nevojë të bëjë gjëra të mëdha në fushën e lojës për të patur shanse të mëdha të kualifikohen. Unë vetë jam i lumtur që do ta lujanë këtë sfidë tani se sa disa javë më parë. Është një moment që mund të na bashkojë akoma më shumë. Carlo Ancelotti është trajneri më i qetë që kam takuar ndonjëherë në jetën time. Është një njeri i zgjuar, shumë i këndshëm dhe që mënyrën e drejtimit të skuadrës e ka në një nivel krejtësisht ndryshe nga të gjithë ne të tjerët. E respektoj dhe e admiroj vërtet. Sot përballemi me një skuadër që është e mbushur me yje të klasit botëror, ku gjen edhe talente të rinj që po mahnisin. Ka shumë njerëz që e lidhin këtë përballje me atë të Parisit. Por nuk mendoj se kemi nevojë të kujtojmë atë finale për motivim. E humbëm atë sfidë, por e bukura e sportit është që gjithmonë të jep mundësinë t’i kthesh gjërat si duhet.”