Manchester City eliminohet nga turneu i parë i sezonit

Sport

Kur sezoni futbollistik ende nuk ka nisur të nxhehet mirë, Manchester City është eliminuar nga kompeticioni i parë në Angli, Carabao Cup, në raundin e 16 më të mirave. Cityzens, u mposhtën 1-0 në transfertën e Neëcastle, me golin që u shënua në minutën e 53 nga Alekdandër Isak.

Në rrethana si këto, City ka humbur mundësinë për të luftuar për të 4 trofetë, Carabao Cup, FA Cup, Premier League dhe Champions League, trofe që asnjë klub anglez në histori nuk ka mundur t’i fitojë dot të gjithë brenda një sezoni të vetëm.

Megjithatë, pavarësisht eliminimit, trajneri Pep Guardiola ka dhënë një mesazh të qartë për rivalët. Një vit më parë, City u eliminua nga Carabao Cup, në po të njëjtin raund, duke krijuar idenë se skuadra do të përjetojë një edicion të vështirë.

Megjithatë, ajo që ndodhi më vonë, është shkruar me gërma të arta në historinë e sportit më të populluar të planetit. Qytetarët, fituan tripletë, FA Cup, Premier League dhe Champions League.

Pikërisht ky ka qenë edhe mesazhi i Pep Guardiolës pas humbjes me Neëcastle. Tekniku spanjoll është shprehur se skuadra e tij do të jetë tej mase e lumtur edhe me tripletën, duke nënkuptuar se në kompeticionet e tjera, City do të garojë me marshin e pestë.

Në 1/8-tat e finaleve të Carabao Cup janë kualifikuar thuajse të gjitha të mëdhatë e tjera, duke filluar nga Liverpool, që në raundin e radhës do të ndeshet me Bournemouth. Manchester United, që do të përballet me Neëcastle. Ka kaluar edhe Arsenal, që do të zhvillojë derbi me Ëest Ham apo edhe Chelsea, që do të sfidohet nga Blackburn.