Francë, Eto’o thotë se Mbappe do jetë Messi i së ardhmes

Sport

samuel oto
Kylian Mbappe mund të jetë Messi i ardhshëm i futbollit, kështu mendon një emër i madh sikurse është Samuel Eto’o, i cili ka pasur fatin të luajë edhe përkrah argjentinasit. Sulmuesi i PSG, është aktualisht vetëm 19-vjeç dhe sezonin e kaluar u vlerësua si lojtari i vitit në Ligue 1, kjo pasi realizoi plot 26 gola me Monacon. Këtë vit me PSG ka realizuar gjithashtu 21 të tjerë duke treguar se forma e tij te klubi nga Principata nuk ishte një rastësi. Në Paris kanë ndërmend që huazimin ta kthejnë në permanent me një operacion që do të kushtojë plot 145 milionë euro.

mbappeeeeee

“Kylian është Messi i ardhshëm, sigurisht kjo nëse ai menaxhohet si duhet nga trajnerët dhe stafi, po ashtu edhe vetë ai mbetet i përkushtuar” – tha Eto’o i cili e këshilloi talentin francez që të marrë frymëzim nga Leo. “Messi vazhdon dhe i bën gjërat e vështira të duken tejet të thjeshta. Ai më kujton gjithmonë atë fëmij që pata njohur në vitin 2004, i respektueshëm, diskret dhe me një mendësi tejet të fortë. Të tjerë lojtarë do të kishin lojtur përballë mundësisë për t’u bërë një yll me famë botërore, Messi, ka mbetur i njëjtë” – analizoi afrikani. Duke vlerësuar Mbappen, Eto’o cilësoi shpejtësinë, inteligjencën, aftësinë për të dribluar dhe ftohtësinë përpara portës si elementë tejet të spikatura te 19-vjecari. Mbappe aktualisht synon të provojë botërorin e parë në karrierë dhe për këtë sytë e të gjithë Francës janë te ai.