Angli, Gundogan dhe Ramos përqeshin rrëzimin e kupës nga Zinchenko

Sport

trofeu city
Rrëzimi i trofeve duket se është kthyer tashmë në një sindromë për lojtarët e futbollit. Gjatë ceremonisë së festimit të titullit të pestë kampion të Anglisë, Manchester City pa një situatë të ngjashme me atë të Sergio Ramos apo Daley Blind. Blutë nuk e fitonin titullin prej katër vitesh dhe entuziazmi ishte i pamasë. Pak përpara se ceremonia e ngritjes së trofeut të niste, ukrainasi Oleksandr Zinchenko hodhi pa dashje kupën, çka shkaktoi një situatë tejet gazmore. Ilkay Gundogan postoi momentin në twitter dhe bëri shaka duke pyetur: “Miqësisht, di ndokush ndonjë vend që riparojnë tofetë?” Përballë kësaj pyetje të shumta kanë qenë komentet, por një prej tyre ka spikatur më tepër.

trofeu

Ka qenë pikërisht ai i Sergio Ramosit. “Unë di nja ca vende, por s’i kam telefonuar që prej 2011-ës. Rrëzimi i trofeut po bëhet trend tashmë” shkroi kapiteni i Realit, i cili 7 vite më parë teksa festonte titullin e Kupës së Mbretit e humbi nga duart dhe përfundoi nën rrotat e autobusit. “Ra kupa!” ishte komenti gazmor i Ramosit asokohe, i cili pati shtuar se trofeu qe hedhur vetë kur kishte parë aq shumë njerëz në shesh për të pritur skuadrën. Kupën e Mbretit, Reali kishte 18 vite pa e fituar. Ndërkohë një situatë pak a shumë të ngjashme me rrëzimin e trofeut, pati përjetuar edhe Daley Blind në kohën kur luante me Ajax-in në Holandë.