Itali, shtypi analizon ndryshimet që mund t’i sjellë Mancini përfaqësueses, rikthehet Balotelli?

Sport

rmbi
Ende nuk është zyrtarizuar në krye të Italisë, por kombëtarja e drejtuar prej Roberto Mancinit po merr goxha vëmendje nga shtypi. Sportmediaset, Corriere dello Sport dhe La Gazzetta, analizuan gjerësisht të mërkurën ndryshimet që do të mund t’i sillte përfaqësueses ish-trajneri i Manchester City-it dhe Interit. Kështu elementi i parë që bën të atillë shtypin që të flasë pa masë është Mario Balotelli. Rikthimi i tij në kombëtare nuk ka pasur rast më të mirë se sa tanimë që përfaqësuesen do ta marrë një njohje e vjetër e tija. Ok, dakord, marrëdhënia Mancini-Balotelli nuk ka qenë ndër më të mirat, por Mancio’ është ndër ata që e ka vlerësuar më tepër sulmuesin e Nice-ës, dhe madje në këtë perspektivë edhe skema e tij, 4-2-3-1, parashikon një lojë me një lojtar me peshë në vijën e parë.

blt

Pas datës 28 maj Italia ka në plan një tur miqësoresh dhe shtypi thekson se Balotelli mund të jetë pjesë e grupit që do të grumbullojë Mancini. Kështu pas 4 vitesh, Balo’ mund të jetë sërish me fanellën e kaltër. I njëjti diskutim vlen edhe për Crisciton, apo De Rossin, të cilët thuhet se mund të marrin role edhe më kryesore në skuadër. Ndërkohë nga ana tjetër nuk anashkalohet as objektivi primar, rifreskimi i përfaqësueses me emra të rinj. Për këtë Chiesa, Pellegrini, Barella, Caldara apo dhe Bernardeschi lakohen si ndër më të votuarit.