Futbollisti i njohur akuzohet se shkeli rregulloren për bastet!

Sport

liverpol

Sërish probleme për Daniel Sturridge te Liverpooli. 29-vjecari, i cili ka vuajtur shpesh lëndime të një-pas-njëshme, tanimë është akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit se ka shkelur rregulloren e etikës. Bëhet fjalë për Nenin 8 pika 1 “a” dhe “b” ku lojtarëve u ndalohet përfshirja, apo dhe ndikimi në bastet sportive. Nuk është ende e qartë akuza dhe përfshirja direkte e Sturridge, teksa nga Federata është përmendur muaji janar si periudha kohore ku Sturridge ka kryer këtë shkelje. BBC raportoi të martën se sulmuesi i Liverpoolit dyshohet se u ka siguruar palëve të treta informacione që nuk kanë qenë publike. Nga klubi është thënë se Sturridge ka bashkëpunuar me zyrtarët e Federatës përgjatë gjithë procesit dhe se nga ana e tij nuk është vënë kurrë bast sportiv.

b21ef8416ca925f48508e4ea335213dc

29-vjecari ka tashmë kohë deri më 20 nëntor për t’u përgjigjur për akuzat. Ndërkohë sipas kalendarit, në muajin janar të këtij viti, krahas rezultateve si fitorja me Manchester City-in apo dhe Evertonin, të kuqtë shënuan dy humbje të befta me Swansea dhe West Bromwitch, pikërisht me këta të fundit Liverpool humbi 2 ditë përpara se Sturridge të huazohej për 6 muaj. Ende çështja mbetet e pa-zbardhur, por rasti ka rikthyer në vëmendje Joey Bartonin i cili vitin e kaluar u pezullua për 18 muaj pasi u gjet fajtor për vendosjen e 1260 basteve sportive gjatë 10 vitesh karrierë, po kështu edhe Martin Demichelis, dy vite më parë u fajësua për luajtjen në baste të 29 ndeshjeve.