E pabesueshme: Tre pilotë të ndryshëm, të sigurt se kanë parë UFO!

Kuriozitete

ufot

Nëse do e dëgjonim këtë histori të thënë nga një grup, do mendonim se të gjithë kishin rënë dakord për variantin që duhej të tregonin. Por, kur bëhet fjalë për tre persona të ndryshëm, të panjohur me njëri-tjetrin që kanë raportuar në kohë reale të njejtin incident le ta quajmë, atëherë historia e tyre bëhet mëse e bindshme. Mëngjesin e 9 nëntorit, një pilote raportoi një objekt që fluturoi përkrahë avionit të saj dhe pyeti kullën e kontrollit nëse në atë zonë po kryheshin ushtrime ushtarake. “Po lëvizte shumë shpejt. Na u afrua në të majtë dhe më pas eci em shpejtësi. Një dritë shumë e fortë shkëlqente dhe thjesht u zhduk,” ka thënë ajo.
pilote
Pas saj, dy pilotë të tjerë të dy kompanive të ndryshme që po fluturonin në atë zonë, raportuan të njejtën gjë. Secili prej tyre, janë pilotë të kompanive të ndryshme ajrore dhe bisedat e regjistruara nga kulla e kontrollit, tregon se ata kanë përshkruar të njejtin objekt. Autoritetet e Aviacionit Irlandeze, kanë thënë se incidenti do të hetohet dhe do të përpilohet një raport për të. Megjithëse autoritetet thonë se ka shumë pak mundësi që objekti i parë të ketë qenë UFO, pilotët janë të sigurt se ajo çka panë nuk ishte aspak normale apo “tokësore”.