Futbollisti shqiptar i jep fund beqarisë: Zyrtarizon lidhjen me modelen rumune!

Sport

dasma elis
Futbollisti shqiptar i skuadrës Shakhtyor Soligorsk, Elis Bakaj i ka dhënë fund beqarisë, mbrëmjen e së shtunës me të fejuarën e tij, modelen rumune, Andreaa Alexandra Constantin.

elis

Ceremonia madhështore u mbajt në ambientet e një hoteli në kryeqytet, në praninë e 200 të ftuarve. Elisi dhe Andrea kishin më shumë se 6 vjet të lidhur dhe vendosën që të përforcojnë më tej marrëdhënien e tyre duke lidhur kurorë.

elis1

Dëshmitarë të këtij kurorëzimi ishin futbollistë, shokë skuadre të Bakajt në ekipe të ndryshme të kampionatit shqiptar.

elis2

Mes shqiptarëve spikatën. kapiteni i Tiranës Erando Karabeci, kapiteni i Kukësit Ylli Shameti, mbrojtësi i Partizanit Renaldo Kalari dhe ish-mbrojtësi i Tiranës dhe Vllaznisë Endri Vrapi.

elis3