Çfarë po ndodh me Melania Trump?

Showbiz

mel
Para disa javësh, Zonja e Parë e Amerikës iu nënshtrua një operacioni të papritur në veshka. Që prej asaj kohe, ajo nuk është shfaqur më në publik, gjë që është e pazakontë për gruan e presidentit. Për më tepër që pas një ndërhyrje të tillë, si e Melania-s, duhen vetëm 24 orë për ta rimarrë veten. Melania para pak ditësh ka postuar një status në Twitter, ku thoshte se ishte duke marrë veten në Shtëpinë e Bardhë.

melania

Në fakt, njerëzit besojnë se pas statusit fshihet Donald Trump, pasi ajo nuk është mënyra e të shkruarit të Melania-s. Fansat dhe miqtë e saj janë shqetësuar shumë nga kjo “zhdukje” e papritur dhe teoritë për zhdukjen e saj kanë qenë të shumta. Miqtë janë shprehur të shqetësuar, pasi e telefonojnë dhe telefoni iu del i fikur, dhe për më tepër media nuk po reagon fare në lidhje me këtë gjë.