Gashi fillon stërvitjet me ekipin amerikan

Sport

largea_gashi-posht-11456221146.jpg

Sulmuesi shqiptar, Shkëlzen Gashi, filloi përgatitjet me ekipin e ri amerikan, Colorado Rapids. Ai nga kampioni në fuqi zviceran, Baseli, është transferuar te Colorado, ekip që ka synime të mëdha në kampionatin amerikan (MSL). Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë pritet të debutojë me Colorado Rapids në ndeshjen e parë të edicionit, kundër San Jose, e cila do të zhvillohet me 6 mars. Stërvitja e parë e Gashit është përcjellë me kureshtje edhe nga dashamirët e klubit. 27-vjeçari vraponte me intensitet të shtuar dhe punonte edhe me top me bashkëlojtarë të tjerë me synim që të jenë gati për edicionin e ri.