Dua Lipa, ne klipin me te ri shfaq simbolin e shqiponjes

Showbiz

largea_12670060_928688767217041_6291388306174704440_n1456149174.jpg

fsfsfs.JPG

fdfdsfsdsd.JPG

“Last Dance” rezulton një sukses i vërtetë.

Vetëm para pak ditësh, artistja kosovare 20 vjeçare , ka publikuar klipin e këngës së saj më të fundit, “Last Dance”. Nuk kaloi shumë dhe të gjithë e shijuam këngën shoqëruar me një video shumë të veçantë, e cila ishte xhiruar në pyjet tropikale të Kalifornisë.

Nuk mbaron me kaq, ajo që na gëzoi së tepërmi ishte edhe simboli i shqiponjës që Dua tregoi me duart e saj. Vetëm tre ditë kaluan dhe videoja e saj ka marë mbi 300.000 shikime, gjë që e surprizoi atë pa fund, duke marrë kështu pak kohë nga vetja e saj për të falenderuar fansat në Instagram për mbështetjen e dhënë.

“Mbi 300k shikime në 3 ditë, jam e mahnitur. Nuk di si t’iu falenderoj. Jeni më të mirët!”, shkruan ajo poshtë videos, shkëputur nga klipi.